Garë mes afateve: Kuvendi para shpërndarjes, KSHZ ka dalë në terren

Që zgjedhjet të mbahen më 5 qershor, sipas afatit ligjor, parlamenti duhet të shpërndahet më 7 prill. Deri atëherë mbeten edhe shumë detyrime të pakryera. KSHZ sot do të fillojë me kontrollin në terren të rreth 89.000 votuesve të dyshimtë, të cilët do ta bëjnë 374 anketues. Janë ende në konsultime se si do të hetohen 124 mijë votues, për të cilët u vendos të mos jenë lëndë e kontrollit në terren, transmeton Portalb.

Pikërisht vonesa në pastrimin e Listës së zgjedhësve ishte njëra ndër arsyet se pse u shtynë zgjedhjet 24 prillit.

Është e mundshme që të shtyhen edhe zgjedhjet e 5 qershorit. Këtë qëndrim së fundmi e kanë përsëritur edhe kori diplomatik në vend.

“Koha është e shkurtër, ndërsa ka edhe shumë punë për tu bërë”, ka deklaruar ambasadorja gjermane në Shkup, Kristine Althauzer.

Analisti Sasho Klikovski thotë se është shqetësuese puna e KSHZ-së në disa aspekte.

“E para është puna e ngadaltë, e dyta moskomunikimi me publikun dhe transparenca e pamjaftueshme. KSZH duhet të ndërtojë kredibilitet te qytetarët. E treta, përgatitja e pamjaftueshme e skenarëve të ndryshme. KSHZ duhet që ta kryejë pastrimin e listës së zgjedhësve në afatin ligjor”, ka nënvizuar Klekovski për DW.

Nga ana tjetër, profesori universitar është, Sefer Tahiri është i bindur se Kuvendi do të shpërndahet më 7 prill dhe se KSHZ do ta kryejë kontrollin në teren.

“Vlerësoj se opozita nuk do të mund ta mbajë presionin e partive qeveritare që zgjedhjet të mbahen në afatin e paralajmëruar. Dhe si rezultat i kësaj vendi do të shkojë në zgjedhjet më 5 qershor. Mendimi im është se Maqedonia do të shkojë në zgjedhje pa u plotësuar kushtet demokratike dhe për këtë  përgjegjësinë më të madhe e ka pushteti”, tha për DW Tahiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button