Gazetarët i kthejnë reformat në media, në parlament dhe publikisht para qytetarëve

Pesë organizatat profesionale të gazetarëve dhe bashkësisë mediatike: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve të Maqedonisë, Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë (KEMM), Instituti Maqedonas për Media (IMM) Instituti për Studimet e Komunikimit (ISK), kanë paralajmëruar se sot deri te Kuvendi do të paraqesin propozim-ligj për mediat i cili do të jetë në të njëjtën vijë me propozimet e ndërmjetësuesit belg, Piter Vanhojte. Qëllimi, sipas iniciatorëve është që të kthehet përsëri debati i ngrirë për reformat në media, e cila është detyrë dhe nevojë sipas Marrëveshjes së Përzhinos dhe e njëjta të hiqet nga hapësira e mbyllur dhe të vendoset në Klubin e Deputetëve në parlament, ku jo vetëm katër partitë, por publikisht përpara qytetarëve të bisedojnë të gjithë deputetët dhe partitë politike.

Propozimi, nuk është i ri dhe i panjohur, thonë nga këto organizata, ky është propozimi i bashkësisë ndërkombëtare që e pa paraqitur ndërmjetësuesi Piter Vanhojte.

Propozimi i lehtësuesit belg, Piter Vanhojte:

Në atë propozim që u prezantua përpara gazetarëve, propozohet që anëtarët e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Auto dhe Audio-Vizuele, të zgjedhën me 2/3 e shumicës parlamentare pasi që do të paraqiten në konkurs publik. Ata duhet të jenë profesionistë dhe ekspertë, ndërkaq duhet të kenë mbështetje edhe nga organizatat nga sfera e mediumeve.

Anëtarët e zgjedhur do të duhej të kishin mandat prej 5 vjetëve me mundësi për rikandidim. Propozohet që drejtorin e Agjencisë ta emërojë Këshilli.

Në rast të shkeljes së rregullave nga ana e ndonjë mediumi, Këshilli do të fillojë dialog me mediumin, gjatë së cilës masa e parë do të jetë paralajmërimi, ndërkaq licenca do t’i merrej vetëm në rast të shkeljes rigoroze. Në mënyrë të ngjashme do të duhet të zgjedhen edhe anëtarët e Këshillit të RTVM-së, ndërkaq bashkësia ndërkombëtare propozon që buxheti i Shërbimit Publik, të jetë 1% i buxhetit shtetëror, përcjellë Portalb.

Në lidhje me reklamat qeveritare, propozimi i Vanhojtes ka paraparë për porositë qeveritare të cilat janë në interes publik, Shërbimi Publik dhe mediumet komerciale të mos fitojnë kompensim parash, por të jenë pa pagesë. Ka qenë i tpropozuar edhe zvogëlimi i tatimit për televizionet komerciale nga 18% në 5%. /Portalb

LEXO: Macat e Hojtes lajmëruan dështimin e bisedimeve për mediat

LEXO: Çfarë propozon Vanhojte e çfarë VMRO DPMNE për mediumet?

LEXO: Zyrtare, dështojnë bisedimet për mediat

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button