Shkup, shkelet një këmbësor dhe nuk i jepet ndihma e parë nga vozitësi

Rreth ora 1 të mesnatës në lagjen e Shkupit ‘Jordan Miljakov’ ka ndodhur një aksident në të cilin një makinë “Renault Megan”, i drejtuar nga shoferi ende i panjohur ka shkelur këmbësorin F.M. (19) dhe nuk është ndalur për t’i dhënë ndihmën e parë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në aksident lëndime të rënda ka marrë këmbësori pas të cilës ai u transferua në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naumi i Ohrit” për dhënien e ndihmës mjekësore.

Policia hetuese është duke punuar në qartësimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button