Maqedoni: 40% e IPA fondeve janë keqpërdorur?

Diplomati Piter Vanhojte ka folur për keqpërdorime të fondacioneve evropiane nga institucionet e Maqedonisë. Ai madje ka thënë se ka persona që janë të gatshëm të flasin për harxhimin joligjor të këtyre parave, transmeton Portalb.

Në lidhje me këtë, Sllagjana Taseva nga Transparency International ka thënë se institucione duhet me urgjencë të reagojnë dh eta kërkojnë Vanhojten.

“Në këso rastesh ekzistonë një praktikë në Komisionin Evropian, rrespektivisht menjëherë të kyçet OLAF grupi, e cila obligohet për të hetuar harxhimin e parave evropiane dhe keqpërdorimet eventuale”, është shprehur për REL Taseva.

Edhe Vanja Mihajllova mendon se kjo akuzë e Vanhojtes duhet të jetë alarmuese dhe se institucionet kompetente, para së gjithash Prokuroria Publike dhe Komisioni Antikorrupsion duhet të ndërmarrin masat përkatëse.

Vanhojte në deklaratën e tij ka thënë se ka persona të gatshëm të vërtetojnë se janë keqpërdorur 40% nga IPA fondet. IPA fondet janë para të cilat BE-ja i ndanë për evropianizimin e vendeve kandidate për BE.

Nga Prokuroria Publike kanë bërë të ditur se përcjellin deklaratat publike dhe se në raste kur konsiderojnë se ato janë serioze, merren si lëndë për analizë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button