KSHZ nuk shlyen nga lista të dhënat e rreme

Në rast se ekipet e KSHZ-së në terren vërtetojnë të dhëna të rreme, atëherë ky Institucion nuk ka kompetencë për të fshirë ato të dhëna të qytetarëve. Kjo për shkak se të dhënat duhet fillimisht të pastrohen nga Institucionet prej ku edhe azhurnohet lista zgjedhore. Kështu theksoi kryetari i KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski. Ai në emisionin “360 gradë” tha se detyrë e institucionit që ai drejton, është të heqë dyshimet për të dhënat e votuesve në listën e zgjedhësve, njofton Alsat M.

Çiçakovski komentoi edhe vendimin e shumë përfolur për mos verifikimin e 124 mijë votuesve të cilët aktualisht supozohet se jetojnë jashtë vendit. Sipas tij, e drejta e tyre e votës është e pakontestueshme por identifikimi i tyre është bërë me qëllim të hedhjes së tyre në një listë të veçantë.

Përkundër asaj që është thënë më herët, Çiçakovski tha se kontrolli në terren, në kushte ideale, mund të përfundojë edhe brenda një jave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button