Turqi-Suedi, fëmijët sirianë do të shoqërojnë lojtarët në fushë, stadiumi mbulohet në kuq (FOTO)

Në kuadër të ndeshjeve përgatitore për EURO 2016 sonte në Antalia do të luhet ndeshja miqësore mes kombëtareve të Turqisë dhe Suedisë, dhe të gjitha përgatitjet, përfshirë edhe masat e sigurisë dhe pajisjet e posaçme për tifozët në stadium kanë përfunduar, raporton Anadolu Agency (AA).

Stadiumi i Turqisë (1)

Forcat turke të sigurisë kanë ndërmarrë masat maksimale të sigurisë në Antalia, sidomos në lagjen ku ndodhet stadioni ku edhe do të luhet ndeshja. Në lagje është lejuar të hyjnë vetëm automjetet e shërbimeve të angazhuar dhe autobusët që bartin lojtarët. Në hyrje të stadiumit do të ketë kontrolle të shtuara.

Stadiumi i Turqisë (3)

Stadiumi është stolisur me mijëra flamuj turq, dhe në të gjitha 33 mijë ulëset brenda stadiumit është vendosur nga një flamur turk, më të cilët shikuesit simbolikisht do të nderojnë viktimat e sulmeve terroriste në Turqi.

Stadiumi i Turqisë (4)

Ministria turke e Sportit dhe Rinisë dhe Federata e Futbollit me aksion të përbashkët kanë mundësuar që në ndeshje të marrin pjesë 262 refugjatë nga Siria të cilët janë të vendosur në kampet në Gaziantep. Në mesin e tyre numri më i madh janë fëmijë.

Stadiumi i Turqisë (5)

Refugjatët janë vendosur në njërin nga hotelet e Antalias, kurse lojtarët e kombëtares turke dhe suedeze në fushë do të shoqërohen nga 22 fëmijë sirianë.

Stadiumi i Turqisë (6)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button