Maqedonia vetëm barazim me Islandën (FOTO)

Reprezentacioni i Maqedonisë për U21 ka barazuar pa gola ndaj Islandës, duke mos e shfrytëzuar dominimin e saj gjatë 90 minutave, e që në asnjë moment nuk arriti që të konkretizoj rastet për në gol. Me fitore eventuale Maqedonia do të bënte një hap të madh drejt kualifikimit për në kampionatin Evropian 2017.

Të përzgjedhurit e trajnerit Bobi Milevski luajtën lojë kualitative, edhe pse fusha ishte vende vende me ujë dhe nuk lejoi që të zhvillohet loja e dëshiruar, por përsëri nuk patën fat.

Rastin më të mirë në këtë ndeshje e kishte Enis Bardhi, por goditja e tij e fortë shkoi vetëm në trupin e Igor Angellovskit, i cili në këtë rast shpëtoi islandezët.

Me paraqitje të mrekullueshme i treguan edhe dy futbollistët tjerë shqiptarë që luajtën, Egzon Bejtullai dhe Besar Demiri.

“Jam i kënaqur nga ajo që treguam në fushë futbollistë tanë, dhanë maksimumin dhe e kërkuan fitoren, por nuk patëm fat. Sigurisht se aspak nuk jam i kënaqur me rezultatin, por kur nuk fituam, është pozitive edhe pika e fituar. Pason një ndeshje me favoritin e grupit, reprezentacionin e Francës, ku do të shkojmë për të luajtur futboll të mirë dhe asgjë tjetër, deri sa të jem seleksionuesi i këtij ekipi do ta mbajmë stilin e njëjtë, do të luajmë në sulm dhe do të jemi ekip ofensive”, ka thënë Milevski menjëherë pas ndeshjes.

Ndeshjen Maqedoni – Islandë e përcollën numër i madh i shikuesve, ku në mesin e tyre kishte nga FC Shkupi, KF Shkëndija dhe ekipet tjera, por ne VIP ulëset ishte edhe Ferhan Hasani (Buba) dhe Nebi Mustafi, të cilët vazhdojnë të jenë miq të pandashëm.

Reprezentacioni i Maqedonisë U21, ndeshjen e radhës e luan të hënë kundër francës në Le Man, në cilësinë e mysafirit. /Portalb /

DSC_0291 DSC_0297 DSC_0303 DSC_0336 DSC_0384

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button