Jashari takohet me Bejlin dhe Oravain

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari ka pritur në takim të përbashkët, ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni  Xhes Bejli dhe ambasadorin e BE-së në vend Aivo Orav.

Në këtë takim, ministri Jashari dhe ambasadorët Bejli dhe Orav kanë diskutuar fillimisht për situatën e përgjithshme politike e krijuar së fundmi në Maqedoni, gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për raportin e fundit të Komisionit të Venedikut, që u referohet dy ligjeve, edhe atë ligjit për Privatësinë dhe ligjit për Denoncuesit që vijnë si ligje nga marrëveshja e katër partive politike në negociatat e zhvilluara për implementimin e marrëveshjes së Shkupit. Pjesë e bisedës ishte edhe Kodi zgjedhor dhe kryqëzimi i të dhënave nga KSHZ për identifikimin e votuese fiktiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button