Liga Arabe hedh poshtë federalizimin e Sirisë

Liga Arabe ka kundërshtuar të hënën thirrjet për federalizim të zonave në veri të Sirisë të cilat mbahen nën kontrollin e kurdëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Javën e kaluar organizata terroriste PYD shpalli federalizimin e zonave që ka nën kontroll në veri të Sirisë.

“Liga Arabe hedh poshtë thirrjet e tilla secesioniste të cilat e dëmtojnë unitetin e Sirisë”, deklaroi Ahmed ben Helli, zëvendës sekretar i Ligës Arabe.

“Uniteti i Sirisë dhe integriteti i saj territorial janë parimet themelore të Ligës Arabe”, ka thënë ai.

Ben Helli shpreson që bisedimet mes regjimit sirian dhe opozitëse të cilat mbahen në Gjenevë nën sponsorisim të Kombeve të Bashkuara (KB) do të rezultojnë me një zgjidhje politike për konfliktin gjashtë vjeçar.

“Secila thirrje që ka të bëjë me unitetin e shtetit do të jetë e refuzuar”, ka shtuar ai.

Që nga marsi i vitit 2011, opozita siriane vazhdimisht bën thirrje që ti vihet fund sundimit katër dekadësh të dinastisë Asadiane në Siri.

Pavarësisht thirrjeve, regjimi i Bashar al-Assadit në atë kohë shoi me forcë protestat prodemokratike duke përdorur dhunë të shfrenuar, e cila çoi shtetin arab në luftë civile.

Sipas një regjistri të përpiluar nga Anadolu Agency, mbi 361 mijë persona kanë humbur jetën në Siri që nga shpërthimi i konfliktit në vitin 2011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button