Jennifer Lopez shpërthen në lot në American Idol (VIDEO)

Jennifer Lopez ka shëprthyer në lot gjatë episodit të fundit të American Idol.

Konkurrentja e këtij spektakli, La’Porsha para se të japë një performansë të mrekullueshme të këngës së Mary J.Blige me titull “No More Drama” ka folur për marrëdhënien e saj të dashurisë që ishte shumë e dhunshme, transmeton Klan Kosova.

Pas këngës, si Jennifer Lopez dhe Keith Urban u ngritën në këmbë për ta duartrokitur derisa Lopez ishte e përlotur.

“Duhet shumë punë dhe kurajo për të kaluar disa gjëra në jetë. Vendose kurajën tënde në muzikë dhe vazhdo tutje. Ishte moment  i fuqishëm ky që sapo pamë. Falemnderit për këtë moment” tha këngëtarja e njohur e shumë hiteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button