Protestuesit bllokojnë autostradën që çonte në tubimin e Trump

Disa protestues kanë bllokuar autostradën që çonte drejt tubimit që ishte organizuar të mbahet nga kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Arizona, derisa Trump ishte përgatitur të mbante fjalimin e tij afër Phoenix.

Protestuesit u ndalën në rrugë më makinat e tyre duke bllokuar qarkullimin kurse me vete bartnin edhe pankarta në të cilat shkruante “Dashuria e Trump është urrejtja”, “Trump është mbeturinë”, etj.

Më pas policia kishte ndërhyrë duke arrestuar disa protestues, kurse të tjerët më pas janë shpërndarë, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button