Saraj, ngecin punimet për kanalizimin

Një muaj pas nisjes së punimeve në kanalizimin e një rruge në Saraj, projekti ka ngelur thuajse aty ku ishte filluar, edhepse vet kreu i Sarajit Bekim Murati tha se punimet përfundojnë për 15 ditë, njofton Alsat M.

Nga Komuna e Sarajit vonesat e punimeve i arsyetojnë me ngecje të disa çështjeve teknike.

Por banorët e Sarajit thonë se janë mësuar me nisjen e projekteve dhe lënien e tyre në gjysmë.

“Punimet vetëm që janë thënë gojarisht se me punë nuk ka asgjë. Nuk është vetëm kjo por edhe shumë gjëra tjera. Nevoja është shumë e madhe mirëpo para zgjedhjeve gjithmonë bëjnë premtime të kota. Me një fjalë banorët e Sarajit janë shumë të dëshpëruar”

Faza e parë dhe e dytë e projektit përfshinë afërsisht 2 kilometra gjatësi, ndërkaq deri tani janë realizuar vetëm 130 metra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button