Shënohet Frankofonia në Maqedoni

Instituti francez në Shkup sot organizon një seri aktivitetesh në nder të shënimit të Frankofonisë në Maqedoni. Në mesditë në hollin e Qendrën kulturore të Maqedonisë, manifestimin e titulluar “Frankofonia t’i hap dyert”, zyrtarisht do ta hapin ambasadorja franceze në Maqedoni Lorens Oern dhe kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Ttrajanovski.

Njëkohësisht do të fillojë edhe Panairi i kompanive frankofone dhe institucioneve në Maqedoni. Në kuadër të shënimit do të mbahen edhe punëtori interaktive dhe aktivitet argëtuese për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët, ligjëratë e Iv Montane, specialist për gjeopolitikë dhe menaxher, në temë “Frankofonia dhe globalizimi”, garë për teatrin frankofon, ndërsa në orët e mbrëmjes, koncert do të mbajë grupi Foltin.

Të dielën në qendrën tregtare Ramstor do të mbahet animacione frankofone në temë profesione, përpunim i fotografive, simulime, lojëra të memories.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button