Koreja e Veriut shkrepi dy raketa balistike

Koreja e Veriut ka shkrepur dy raketa balistike nga qyteti Sukchon, jo larg kryeqytetit Phenian, njoftohet nga Komanda e forcave të përbashkëta të Koresë së Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Raketa e parë “Rodong” ka rënë në Detin Japonez pasi kaloi një distancë prej 800 kilometrash. Raketa tjetër është shkrepur 22 minuta pas të parës, po ashtu nga qyteti Sukchona, pasi arriti lartësinë prej 17 kilometrave, është zhdukur nga radari.

Burimet ushtarake theksojnë se ekziston mundësia që raketa tjetër të ketë shpërthyer në ajër.

Ndryshe, autoritetet koreanoveriore pohojnë se raketa “Rodong” ka rreze veprimi prej 1.300 kilometrave. Mediat theksojnë se Pheniani me lançimin e gjithnjë e më shumë raketave po rrezikon Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Po ashtu theksohet se, numri i ushtarëve në stërvitjen e përbashkët ushtarake të Koresë së Jugut dhe SHBA-ve, këtë vit është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar.

Kujtojmë se Koreja e Veriut më 6 janar njoftoi se ka testuar me sukses bombën me hidrogjen, akt të cilin e dënuan shumë vende, ndërsa Këshilli i Sigurimit të KB-ve mori vendim për ashpërsimin e sanksioneve ndaj këtij vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button