Gjërat higjenike që nuk duhet t’i ndani me të tjerët

Ekzistojnë disa gjëra higjenike personale dhe të përgjithshme që ju nuk duhet që t’i ndani me të tjerët.

Shkak i mbajtjes së tyre është fakti, se ju mund të merrni mikrobe dhe viruse.

Disa nga këto gjëra janë:

Sapuni

Është një produkt që ndihmon në eliminimin e baktereve, por pas përdorimit të tij disa nga bakteret mund të mbeten aty dhe mund të transferohen tek personi tjetër.

Furça e dhëmbëve

Nuk duhet ndarë kurrsesi me dikë tjetër sepse është burim i pashmangshëm bakteresh e virusesh.

Krehëri, kapelet etj.

Janë burim që mund të transmetojnë morrat.

Makijazhi

Buzëkuqi mund të jetë një produkt që mund t’ju ngjisë herpesin. Ndërsa lapsi i syve apo rimeli mund të transmetojë infeksionet e syve.

Brisqet

Janë gjithashtu një produkt që nuk duhet ndarë asnjëherë me të tjerët, sepse mund të shpërndajnë viruse.

Vathët

Janë një tjetër produkt që nuk duhen ndarë asnjëherë me të tjerët.

Kufjet

Mund të shpërndajnë tek të tjerët inflamacionet dhe infeksionet e veshit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button