Si te dallohen provokatorët mediatikë

[Recension: Filip Petrovski: “Sulmi në kufi dhe sulmi ndaj Gjykatës Kushtetuese janë në korelacion”]

Nuk do të ndalemi shumë në përmbajtjen mediatike që e recensojmë. Ajo i anulon të gjitha standardet profesionale gazetareske. Ky recension bëhet vetëm që t’u mundësohet lexuesve që edhe një herë t’i dallojnë veprimet (jo)gazetareske të një publikimi propagandues, shpifës dhe provokues mediatik.

Në fakt, se këtë tashmë e vëren edhe publiku dëshmon edhe fakti që ky recension bëhet me propozim të një lexuesi të Shërbimit për verifikimin e fakteve në mediume.

03172016-Puls24-FilipLinku deri te artikulli origjinal: Filip Petrovski: “Sulmi në kufi dhe sulmi ndaj Gjykatës Kushtetuese janë në korelacion”

Data dhe koha e publikimit: 14.03.2016, 06:35

Data e recensionit: 17.03.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

VETËPROMOVIM I UEB-FAQES PERSONALE

Lexuesi ynë thotë: “Vetëpromovim i ueb-faqes personale me vetëlavdërim, me sulme ndaj të tjerëve, me ’parashikime’ dhe ofendime… Me këtë rast, duke folur në vetën e tretë për veten e tij…”

Që të jemi të saktë deri në fund në lidhje me faktin që e potencon lexuesi ynë, se pronari i portalit e shfrytëzon hapësirën mediatike për vetëpromovim me qëndrime të paargumentuara dhe skajshmërisht personale në lidhje me ngjarjet aktuale, ua ofrojmë një burim relevant i cili në mënyrë precize i zbulon raportet pronësore në mediet e Maqedonisë.

Kur tashmë nuk ka dilema rreth pronësisë, neve na hapet mundësia që t’i konstatojmë qëndrimet e lexuesit tonë se kjo përmbajtje mediatike në mënyrë të tejdukshme e mbulon qëllimin. Është krejtësisht e qartë se nga statuset personale në Facebook është ndërtuar një qëndrim i cili është absolutisht i pasaktë dhe komplotist.

Madje edhe sikur të pranojmë se është mendim personal dhe se prej tij, ndoshta mund të nxirret një tekst i standardizuar gazetaresk, megjithatë, në rastin konkret nuk është bërë një angazhim i tillë gazetaresk.

Prandaj, i japim të drejtë lexuesit tonë se propozimi i tij plotësisht i ka përmbushur arsyet për ta recensuar këtë përmbajtje.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button