Me çfarë uji duhet të lahen dhëmbët?

Larja e dhëmbëve është një pjesë shumë e rëndësishme e higjienës së përditshme. Nëse nuk i lan dhëmbët shpesh gjatë ditës, atëherë ata do të të shkatërrohen shumë shpejt. Gjatë larjes së tyre zakonisht përdoret ujë i ftohtë për larjen e tyre.

Shumë dentistë janë të mendimit se temperatura e ujit nuk ka rëndësi. Anne Skare, pedagoge në Institutin e Stomatologjisë Klinike, në Universitetin e Oslos, thotë se shumica e njerëzve përdorin ujë të ftohtë për forcë zakoni: “Ne gjithmonë pimë ujë të ftohtë, sepse e konsiderojmë atë të freskët. Por e vërteta është që nuk ka rëndësi nëse për dhëmbët përdorim ujë të ngrohtë apo të ftohtë”, thotë ajo.

Richard H. Price, përfaqësues i shoqatës “American Dental”, ka treguar për ‘Neë York Times”: “Në qoftë se pyes dikë për larjen e dhëmbëve, nuk dua ta di se çfarë temperature ka uji për aq kohë sa ai nuk djeg veten”- tregon ai, megjithatë shton se nëse uji është shumë i ngrohtë, zbut furçën dhe kjo mund të bëjë që të shpohen mishrat.

Si përfundim, nuk ka rëndësi temperatura e ujit me të cilën ne lajmë dhëmbët e rëndësishme është që ato të lahen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button