Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë kryesisht do të jetë më i ngrohtë se ditët e kaluara. Niveli i mjegullave do të jetë më i ulët, ndërkaq do të fryjë erë jugore, njofton Portalb.

Temperaturat do të lëvizin nga -2 deri më 3 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të lëvizin nga 10 deri më 13 gradë celsius. Në vendet më të larta malore temperaturat do të lëvizin nga 5 deri më 7 gratë celsius gjatë ditës.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht me vranësira mesatare dhe me temperatura relativisht më të ngrohta se ato të ditëve të kaluara. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri më 2 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të lëvizin nga 10 deri më 12 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button