TM: ja sa para kanë harxhuar partitë politike për fushatë

Sipas ”Transparenca Maqedoni”, nga fillimi i vitit 2016 e deri më 7 mars, partitë më të mëdhaja, VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë harxhuar rreth 50000 euro për mitingje, takime me qytetarët, zyra të reja, njoftime interne, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për qëllime të njejta, BDI ka harxhuar 25000 euro. Këto parti, paratë i kanë harxhuar nga buxheti i tyre, pasi që hapja e xhirollogarive për kampanjë zgjedhore duhet të bëhet më së shpejti deri më 27 mars, kurse më së voni deri më 17 maj, kurse raportin financiar duhet ta dorëzojnë më së voni deri më 25 maj.

Këto të dhëna janë të përfshira në raportin ”Monitorimi i harxhimeve nga buxheti i partive politike në procesin parazgjedhor dhe zgjedhor”, i përgatitur nga Transparenca Maqedoni dhe Qendra për analiza ekonomike.

Partitë politike, financat i raportojnë si donacione dhe e publikojnë listën me emra njerëzve dhe emra të kompanive që kanë dhënë donacionet, por sipas Sllagjana Tasevës, një pjesë e atyre njerëzve janë të papunësuar ose nuk kanë aq të ardhura sa kanë dhënë donacione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button