USHT dhe Universiteti “Haxhi Zeka” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti “Haxhi Zeka” nga Peja e Republikës së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshjen e firmosën rektori i USHT-së, Vullnet Ameti dhe rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” Fadil Millaku, pas takimit që zhvilluan në kabinetin e rektorit Ameti.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi mes USHT-së dhe Universiteti “Haxhi Zeka” është zhvillimi i bashkëpunimit akademik në nivelin e studimeve universitare, si dhe zhvillimi i aktiviteteve kërkimore, shkencore dhe kulturore. Sipas marrëveshjes, bashkëpunimi do të mbështetet mbi bazën e parimeve demokratike dhe në pajtim me autonominë dhe lirinë akademike të të dy universiteteve”, njoftojnë nga UT.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button