Teuta sërish shtatëzënë

Aktorja e mirënjohur, Teuta Krasniqi ka konfirmuar shtatzëninë e vet.

Pas shumë thashë e themeve për shtatzëninë e Teutës gjithandej, më në fund, aktorja ishte vet ajo që doli publikisht dhe e konfirmoi këtë.

Në një intervistë në televizionin publik, ajo tha se është në pritje të fëmijës së parë me Adonis Morinën, me të cilin u martua pas ndarjes nga këngëtari Blero.

Teuta bëri të ditur se lajmin për shtatzëninë e saj e kishte kuptuar në kohën kur ka realizuar fotosetin e fundit me fotografin që bëri bujë të madhe në media. Më pas ajo u detyrua të anulojë edhe shfaqjet teatrale për shkak të rekomandimit të mjekut.

Ende nuk dihet gjinia e foshnjës.

Teuta ka një vajzë me Bleron të cilën e solli në jetë 6 vjet më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button