Biznes delegacioni i OEMVP-së vazhdoi takimet në Tiranë

Delegacioni i biznesit të OEMVP-së dje vazhdoi vizitën në Shqipëri në mision treditorë, me fokus në intesifikimin e bashkëpunimit dhe vendosjen e lidhjeve të reja biznesore ndërmjet kompanive të të dyja vendeve. Delegacioni nga Maqedonia përbëhet nga anëtarë të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, të cilat përfaqësojnë fushat më me potencial, si tregtia, infrastruktura, bujqësia, energjia, turizmi, manifakturae tjera.

Gjatë ditës së djeshme, janë realizuar takime me qeverinë shqiptare, edhe atë me Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit  Ilir Meta, Ministrin e Financave Arben Ahmetaj, Ministren e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi, si edhe Ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti, ai i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, dhe zëvendësministri i Transportit dhe Infrastrukturës Bahri Shaqiri. Pjesë e këtyre takimeve tepër të rëndësishme ishte edhe ai me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Kryetari i OEMVP-së, tha se Maqedonia dhe Shqipëria kanë potencial për zhvillimin e bashkëpunimit, veçanërisht në pjesën për shfaqjen e përbashkët të panaireve tregtare dhe përpunimin e ofertës së përbashkët turistike.

Gjatë takimit dje, Kryeministri Rama shprehu vullnetin e tij për të përkrahur investimet e huaja,  sidomos ato qe vijnë nga kompanitë shqiptare pa marrë parasysh fushën në të cilën do të bëhej investimi. Ai përmendi se ekziston ligj për investime strategjike dhe ligj për turizmin që është shumë i favorshëm për investuesit nga jashtë, duke theksuar se edhe koha tani është më e lehtë për investime në krahasim me të kaluarën, sepse nuk ka probleme në procedura si më herët.

Në vazhdën e këtyre takimeve, përfaqësuesit e bizneseve të dy vendeve do të zhvillojnë nesër takime B2B me qëllimin krijimin e kontakteve si dhe shkëmbimin e përvojave, që nxisin rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve. “Misioni Ekonomik” do të vazhdojë nesër në Durrës, ku do të pritet nga kryebashkiaku Vangjush Dako, presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës Andrea Xhavara si presidenti i Biznes Albania Luan Bregasi. Qëllimi i këtyre takimeve është shtrirja e bashkëpunimit në nivel më të gjerë, si dhe krijimi i mundësive për bashkëpunim konkret mes bizneseve të dy vendeve.

Ndërkaq, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot organizon  Forumin ekonomik në mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, në bashkëpunim me Lidhjen e Odave të Maqedonisë.

Në forum do të marrin pjesë rreth 35 kompani nga Maqedonia dhe mbi 50 kompani nga Shqipëria, të cilët do të shkëmbejnë përvojat dhe kontaktet në mes vete. Sipas bizneseve, impakti i këtij takimi në mes bizneseve do të mundësojë arritjen e mundësive për të investuar në Shqipëri dhe disa prej kompanive veç më janë të gatshme të investojnë nëse ka kushte për të bërë biznes në vend.

Përfaqësuesit e bizneseve të dy vendeve do të zhvillojnë B2B takime me qëllim krijimin e kontakteve si dhe shkëmbimin e përvojave, që nxisin rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve. “Misioni Ekonomik” do të vazhdojë në Durrës, ku do të pritet nga kryebashkiaku  Vangjush Dako, drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës Gazmend Shalsi, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës Andrea Xhavara si dhe kryetari i Biznes Albania Luan Bregasi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button