Opozita siriane e vlerëson pozitivisht vendimin për pakësimin e forcave ruse në Siri

Zëdhënësi i Komitetit të Lartë të Negocimit të formuar nga ana e opozitarëve sirianë, Salim el-Muslat, në lidhje me vendimin e Rusisë për pakësimin e forcave të saj në Siri, tha se “Nëse Rusia është serioze në zbatimin e këtij vendimi, atëherë vendimi është pozitiv”, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesit e Komitetit, para takimit të tyre me të dërguarin e posaçëm të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura në Gjenevë ku filluan përsëri bisedimet për Sirinë, dhanë deklarata për gazetarët në lidhje me hyrjen në vitin e 6-ë të luftës së brendshme në Siri.

“Duam të shohim veprime në terren në Siri. E dëgjuam vendimin, ka dallime mes asaj që shohim në terren dhe mes asaj që dëgjojmë. Për ne është e rëndësishme të shohim tërheqjen e të gjitha forcave të huaja jo vetëm të forcave ruse. Nëse Rusia është serioze në zbatimin e këtij vendimi, atëherë vendimi është pozitiv”, tha Muslat.

Dje ishte njoftuar se presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë urdhër për tërheqjen e një pjesë të madhe të forcave ruse nga Siria.

Agjencia e lajmeve ruse TASS, informoi se Putin ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov dhe ministrin e Mbrojtjes, Sergey Shoygu në lidhje me situatën në Siri.

Sipas kësaj agjencie të lajmeve, presidenti rus në këtë takim i kishte dhënë udhëzim Shoygu-t që duke filluar prej nesër të zbatohet tërheqja e një pjese të madhe të forcave ruse në Siri.

Gjithashtu edhe në njoftimin në ueb faqen zyrtare të Kremlinit, u konfirmua se Putin dhe presidenti sirian Bashar Al-Asad kanë zhvilluar një bisedë telefonike dhe kanë rënë dakord për tërheqjen e forcave ruse nga Siria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button