Janeva zbardhë statistika të reja për numrin e personave që janë nën hetim (DOKUMENT)

Prokuroria Speciale pas marrjes së statistikave nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë për lëndët që dalin nga përgjimi i bisedave telefonike në mënyrë ilegale, deri te Prokuroria Publike ka paraqitur kërkesa për 5 lëndë, njofton Portalb.mk.

Në periudhën raportuese nga themelimi i Prokurorisë Speciale deri më 15.03.2016 në regjistrin e PSP-së për hetime, janë regjistruar gjithsej 30 lëndë, kundër 80 personave, nga të cilët 29 lëndë gjatë vitit 2015; kundër 77 personave dhe 1 lëndë gjatë vitit 2016 kundër 3 personave. Struktura sipas veprave penale kundër 80 personave janë:

Untitled

10 personat e fundit të tabelë janë të dyshuar për përfshirje në dy vepra penale.

Në regjistrin e PSP-së për periudhën raportuese janë regjistruar gjithsej 120 lëndë, nga të cilët 50 lëndë gjatë vitit 2015, ndërkaq 70 gjatë vitit 2016, njofton Portalb.mk.

Procedurat parahetimore kanë të bëjnë me materialet të cilët dalin nga përgjimet e paligjshme, mashtrimet zgjedhore, financimi i paligjshëm i mediave, keqpërdorime të ndryshme të detyrës zyrtare, fshehje e tatimit, larje parash, vepra të ndryshme korruptive etj.

  • Prokuroria Speciale deri më tani gjithsej ka marrë në pyetje 221 persona,
  • Ka paraqitur 140 kërkesa për mbledhjen e të dhënave të duhura, njoftimeve de dëshmive sipas nenit 287 të Ligjit për Procedurë Penale,
  • Ka dhënë 29 urdhra sipas nenit 284 të Ligjit për Procedurë Penale,
  • Ka paraqitur 34 kërkesa sipas bazave të ndryshme për persona fizik dhe publik,
  • Ka sjellë 5 urdhra për ekspertiza dhe janë dërguar njoftime me shkresë në 19 lëndë deri te personat fizik dhe ata juridik,
  • Ka paraqitur një kërkesë me të cilën është urdhëruar bastisje dhe marrje e lëndës,
  • Në 3 lëndë ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës paraprake,
  • Ka dhënë një urdhër për masë të veçantë hetuese nga Ligji për Procedurë Penale
  • Ka paraqitur gjithsej 10 ankesa dhe vendime.

Materialet që ia ka dorëzuar LSDM-ja Prokurorisë Speciale:

Më 30.12.2015 nga ana e LSDM-së deri te Prokuroria Speciale është dorëzuar një hard-disk dhe gjashtë pako me transkripte në të cilën në formë të shkruar të cilat pasi janë marrë janë vendosur në kuti të depozitave të sigurisë (sef) që i përmbushin standardet e sigurisë për ruajtjen e materialeve të këtij llojit.

  • Hard-disk me 948 fajlla, nga të cilët, 540.646 janë audio fajlla dhe 6.302 janë fajlla të formateve të ndryshme (Word, Exel, PDF dhe tjera).
  • Materiale në formë të shkruar 23 skripta të cilët gjithsej kanë 155 faqe, në të cilën janë 119.088 transkripte të bisedave dhe porosive SMS.
  • 1828 fletë me tekst të shkruar të cilat nuk kanë qenë të numëruara, ndërkaq Komisioni i ka numëruar me numrin nga 1 deri në 1828.
  • Nga ana e Komisionit për konstatimin e gjendjes është kryer proces verbal në të cilin detalisht janë evidentuar të gjitha materialet, proces verbali gjithsej ka 619 faqe.

Paratë që i ka harxhuar Prokuroria Speciale deri më tani:

Mjetet për punën e Prokurorisë Speciale për vitin 2015 janë siguruar me vendimin për ndarjen e mjeteve të votuar më 02.11.2015 nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me vlerë prej 63.420.428.00 denarënjofton PSP në raportin e saj të publikuar sot njofton Portalb.mk.

Mjetet nga Plani Financiar për vitin 2015 të cilat nuk janë harxhuar deri më 31.12.2015, gjegjësisht 49.877.757.00 denarë, janë tërhequr në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë.

Sipas të dhënave të llogarisë përfundimtare për vitin 2015, nga mjetet e miratuara deri në fund të vitit 2015 janë harxhuar 13.542.671.00 denarë ose 21.4% nga buxheti i përgjithshëm, njofton Portalb.

  • Për pagat e të punësuarve (13 prokurorë) janë harxhuar 682.047.00 denarë nga të cilët 1.118.440.00 denarë për pagat neto dhe 563.607.00 denarë për kontributet dhe tatimet personale.
  • Për shërbime komunale, ngrohje, komunikim dhe transport 105.00 denarë
  • Për materiale dhe inventar të imët 356.163.00 denarë
  • Riparime dhe mirëmbajtje 144.00 denarë
  • Për shërbime kontraktuale 835.933.00 denarë
  • Shpenzime të tjera aktuale 279.00 denarë
  • Blerje të pajisjeve dhe makinerive 600.000.00 denarë
  • Për adaptimin e ndërtesës në të cilën duhet të vendoset Prokuroria Speciale 384.000.00 denarë.

Plani Financiar për vitin 2016 të Prokurorisë Speciale është përgatitur në bazë të nenit 16 të paragrafit 2 nga Ligji për prokurori Speciale, dhe i cili do të ketë vlerë prej 253.682.112.00 denarë.

Në raportin e PSP-së gjithashtu tregohet se institucioni në fjalë përballet me obstruksionet në punën e saj. Kjo është vetëm ripërsëritje e qëndrimit sepse kujtojmë se Prokuroria Speciale, më 2 mars, 2016, propozoi ndryshimin e Kodit Penal dhe futjen e veprës së re penale – pengim të drejtësisë, e cila do të jetë në krye të veprave penale kundër gjyqësorit.

Raporti i Prokurores Speciale Katica Janeva do të shqyrtohet në seancë plenare të Kuvendit më 28 mars.

“Më 21 mars, Raporti do të jetë në rend dite në Komisionin e Kuvendit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive”, kanë informuar nga Kuvendi i Maqedonisë. /Portalb

Raportin e plotë mund ta lexoni në këtu: Raporti i Prokurorisë Speciale

LEXO: Janeva e dorëzoi raportin për gjashtë muajt e parë nga puna e saj

LEXO: Prokuroria Speciale kërkon ligj të ri për dënimin e institucioneve që nuk bashkëpunojnë me të

LEXO: Ja si e komentojnë deklaratën e Janevës Gjykata dhe Prokuroritë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button