Ja si rritet borxhi publik i Maqedonisë për çdo sekondë

Borxhi publik i Maqedonisë prej tash mund të përcillet në kohë reale nëpërmes numëratorit të vënë në ueb faqen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), transmeton Portalb.

Sipas informatave të fundit, borxhi publik është 49, 18% nga bruto prodhimi shoqëror (GDP) dhe borxhi për çdo qytetar është 2 088 euro. Megjithatë, siç mund të vërehet se ky borxh në vazhdimësi rritet.

Lideri i opozitës, Zoran Zaev, gjithashtu paralajmëroi se nëse vijnë në pushtet, në Portën triumfale do të vendosin numërator  për kthyerjen e parave të vjedhura sikur ai në afërsi të Time Square në New York.

Numërator që e numëron borxhin nacional gjerman ka edhe në Berlin./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button