Qëndrimi partiak dhe teksti gazetaresk nuk janë njësoj

[Recension: Mediet e afërta me LSDM-në që financohen nga Sorosi, nuk e tregojnë të vërtetën]

Теkst me përmbajtje joautoriale “i kurorëzuar” me titull autorial. Bëhet fjalë për një përzierje joparimore të një komunikate të pastër partiake me, më tepër ose më pak, titull të trilluar gazetaresk.

Linku deri te artikulli origjinal 1111: Мediet e afërta me LSDM-në që financohen nga Sorosi, nuk e tregojnë të vërtetëni

Data dhe koha e publikimit: 09.03.2016 13:10

Data e recensionit: 10.03.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

KOMUNIKATË PARTIAKE ME TITULL AUTORIAL

Kemi një komunikatë partiake e cila është transmetuar pothuajse prej A deri në ZH, pa asnjë intervenim të mirëfilltë gazetaresk. Në rregull, do të mund të kalonte edhe ashtu, sikur, para së gjithash, titulli të ishte formuluar ndryshe. Thënë në mënyrë më precize, është formuluar sikur është ndonjë konstatim, përfundim i atij që e ka shkruar tekstin, d.m.th. është rezultat i ndonjë hulumtimi: “Mediet e afërta me LSDM-në që financohen nga Sorosi, nuk e tregojnë të vërtetën”

Mirëpo, nuk ka asgjë autoriale, për shkak se vetëm është recituar komunikata partiake. domethënë nuk ka angazhim të mirëfilltë profesional, hapje të temës, verifikim, konsultim të burimeve të ndryshme, krahasim të informatave dhe gjithsesi dhënie të përgjigjes. Përkundrazi, bëhet fjalë për përsëritej në formë papagalli e asaj që është shkruar në qendrën partiake për komunikime të partisë në pushtet. Prandaj, edhe nuk duhet që mbi artikull, ashtu të themi, të qëndrojë një titull i tillë, për shkak se shkaktohet huti te publiku se pohimi është i mbështetur dhe i argumentuar. E në fakt, bëhet fjalë për qërim partiak të hesapeve me disa medie dhe thjesht është konstatim partiak se dikush është i afërt me dikë dhe se nuk e thotë të vërtetën.

Nuk duhet harruar edhe fotografinë joadekuate në të cilën shihen një grusht mikrofonash të medieve të vendit. Fotografia e kombinuar me titullin krijon pasqyrë të gabuar se mu ato medie ndoshta janë të ashtuquajturat medie opozitare. Ai që e ka transmetuar komunikatën partiake është dashur të gjejë mënyrë që të distancohet nga përmbajtja e saj. Më saktë, gjithçka do të ishte më e thjeshtë sikur në konstruksionin e titullit para “Mediet e afërta me LSDM-në që financohen nga Sorosi, nuk e tregojnë të vërtetën”, të vëndohej “VMRO-DPMNE: …”. Ashtu do të dihej se kush qëndron prapa këtij pohimi dhe lexuesit nuk do të kishin asnjë dilemë që në titull ta hetojnë përmbajtjen që ofrohet dhe çka mund të presin prej tij. Kështu, dikush e ka hedhur grepin që publiku të mashtrohet ta lexojë qëndrimin partiak.

E qëndrimi partiak nuk është i njëjtë me tekstin gazetaresk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button