Gazetari duhet të trajtojë çështjet delikate me përgjegjësi

Recension: Nxënësve shqiptarë ju imponohet mësimi Bibla krishtere, ndërsa Kurani lihet anash

Çështjet që tangojnë opinionin e gjerë duhet të preken nga gazetarët, me qëllim të njohjes së opinionit me problemin, si dhe për të nxitur institucionet përkatëse që të ndërmarrin veprime apo masa të duhura. Me anë të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë garantohet liria e besimit fetar. Çdo pretendim që qytetarëve t’u imponohet mësimi fetar, është antikushtetues. Andaj, kjo çështje me të drejtë theksohet në tekstin që po e recensojmë.

download

Linku deri te artikulli origjinal: “Nxënësve shqiptarë ju imponohet mësimi Bibla krishtere, ndërsa Kurani lihet anash

Data dhe koha e publikimit: 06.03.2016

Data e recensionit: 14.03.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Mirëpo, një produkt gazetaresk nuk duhet të nisë dhe të mbarojë me titullin. “Nxënësve shqiptarë ju imponohet mësimi Bibla krishtere, ndërsa Kurani lihet anash” është pohim që nuk verifikohet me dëshmi askund brenda në përmbajtje.

“Me këtë në tekstet shkollore në Maqedoni arsimtarët shqiptar përdorin tekstet shkollore ku qartë propagandohet mësim-besimi fetar krishterë duke e mbështetur Biblën”.

Përmbajtja ngre problem që e prek publikun. Megjithatë, nuk jep shembullin konkret se në cilin libër “imponohet” Bibla? Cilit nivel arsimor i përket? Kush është autori i librit dhe për cilën lëndë arsimore bëhet fjalë? Çfarë konkretisht është problematike në atë përmbajtje? Që të jetë mesazhi i tekstit alarmues, ashtu siç është pretenduar në titull, opinioni duhet të dijë për cilin libër bëhet fjalë dhe më tepër hollësira rreth përmbajtjes problematike.

“Deri më tani ndaj këtij skandali nuk ka reaguar asnjë drejtor i shkollave të Maqedonisë dhe as prindërit të cilëve ju bëhet padrejtësi e madhe pasi ju imponohet përmes shembujve të mësohet Bibla dhe jo feja e tyre Islami.”

Në raste kur nuk ka reagim për ndonjë shqetësim të opinionit, gazetari e ka për detyrë që të kërkojë qëndrimin e atyre që janë të prekur drejtpërsëdrejti – punonjësve të arsimit, prindërve dhe nxënësve, si dhe të kërkojë qëndrim dhe përgjegjësi nga organet kompetente. Në këtë rast është dashur të kërkohet qëndrim zyrtar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, vallë janë në dijeni se çfarë përmbajnë librat dhe sa janë ato adekuate. Por, duke ua parashtruar atyre informacionin e verifikuar, e jo vetëm një copëz letre nga një libër i panjohur, që nuk dihet a është me të vërtetë libër shkollor.

Që kjo përmbajtje të mos vlerësohet si një spekulim apo dezinformim, ose siç quhet në gazetari “manipulim i vetëdijshëm” me publikun, nevojitet një qasje më thelbësore ndaj problemit. Informatat e botuara duhet të jenë të vërteta e të konfirmuara. Gazetarët duhet të kenë përgjegjësi para publikut, sidomos kur raportojnë për çështje delikate për një vend, siç janë për Maqedoninë liritë dhe çështjet fetare apo etnike.

Kodi etik dhe profesional u imponon gazetarëve përgjegjësi të veçantë për fjalën e thënë publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button