Kur vjen poetja

Sytë bëhen zogj

Goja fushë e verbër dhe hije

Nata e dita ngjyrosen

Me heshtje

Gjarpinjtë fshihen nën tokë

Pastaj vdekja ikë

Si tren i shpejtë si dimër

Githçka bëhet ajr

E lëshon dritë

Rrugës kur vjen poetja

T’mi lexojë poezitë

Perdet bëhen flutur

Pemët atmosferë

E bletave të shpejta

Librat shushurijnë

Me më të bukurat fjalë

Për dashurinë

Tavolina shëtitë në korridore

Macet sulmojnë magjistricat

Kur troket poetja

Në derën e shtëpisë

Se çndodhi më pas

Do e rrëfej në pleqëri

Nëse e kam fat

T’më mjaltojë përbri

Autor: Fatos Rushiti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button