Si përfundim, deri në çfarë orë duhet të hamë darkë?

Është një pyetje që bëhet shpesh, sidomos nga ata që janë duke mbajtur një dietë. Në fakt, kanë të drejtë që pyesin sepse dikush mund të mendojë që nëse ha në orën 23:00 dhe më pas fle gjithçka që ka ngrënë do të kthehet në dhjamë. Fatmirësisht, për të gjithë ne gjërat nuk janë fiks kështu.

Rritja në peshë nuk varet nga ato që konsumojmë darkave. Sepse nëse ajo që hani si vaktin e fundit tejkalon shumën e kalorive që nevojitet trupi për peshën tuaj, atëhere edhe sikur të hani në orën 19:00, do të shëndosheni.

Çdo njeri ka shumën e tij të kalorive, që ëshët ideale për peshën e tij dhe ndikohet normalisht nga faktorë të ndryshëm, si ushtrimi. Nëse dikush është duke ndjekur një program ushqimor për humbje apo mirëmbajtje peshe, mund të konsumojë vaktin e darkës edhe në orët e vona. Shtimi në peshë për njerzit që hanë në darkë ndodh për shkak se darka përbën një nga vaktet kryesore dhe mbushet plot me kalori dhe yndyrna.

Së fundmi, e keqja më e madhe që mund t’ju ndodhë gjatë natës, pasi të keni ngrënë një darkë të plotë, është party që do zhvillohet në stomakun dhe zorrën tuaj, gjë e cila do iu lerë pa gjumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button