Tekst me titull të gabuar

[Recension: VIKTIMA E PARË NGA VËRSHIMET NË SERBI – U mbytë një burrë në Gjakovë]

Artikulli që e analizojmë ka titull të gabuar. Në të thuhet se viktima e parë e vërshimeve në Serbi ka qenë një burrë nga Gjakova, ndërsa, në fakt, qyteti i Gjakovës nuk gjendet në Serbi, por në një shtet tjetër – Kosovë.

ПРВА ЖРТВА ОД ПОПЛАВИТЕ ВО СРБИЈА Се удави маж во Ѓаковица Reporter.mkLinku deri te artikulli origjinal: VIKTIMA E PARË NGA VËRSHIMET NË SERBI – U mbytë një burrë në Gjakovë

Data dhe koha e publikimit: 07.03.2016

Data e recensionit: 11.03.2016

Recensues: Simona Atanasova

GJAKOVA ËSHTË KOMUNË NË KOSOVË

Edhe pse titulli është i gabuar, më poshtë në tekst qëndron ashtu siç duhet, se viktima e parë në është nga Kosova, nga fshati Doll në komunën e Gjakovës.

Në enciklopedinë Wikipedia thuhet se:

Gjakova është qytet dhe seli е Komunës së Gjakovës në Kosovën Jugperëndimore, në afërsi të kufirit me Shqipërinë. Është i vendosur në pjesën më të ulët të luginës së Metohisë, i rrethuar me ultësirat e Drinit të Bardhë, Ribnikut, Krenes, Mirushës, ndërsa mbi qytet gjenden majet e Bjeshkëve të Nemura, Pahtrikut, Koritnikut.

Përveç titullit të gabuar, në artikull gjendet edhe shprehja “shkruajnë mediet serbe”, mirëpo nuk ka citim nga ajo që është shkruar në medie, e as link nga publikimet.

Për vdekjen e njeriut që është mbytur në ujë, në tekst ka konfirmim edhe nga zëdhënësi i Komunës së Gjakovës, mirëpo nuk është shkruar emri i tij, kështu që nuk dihet se a është ky konfirmim i vlefshëm apo jo.

Kontestuese në tekst është edhe fotografia, e cila nuk ka asnjë atribuim, e as që dihet se a është nga vërshimet të cilat tani i përfshinë Serbinë dhe Kosovën, apo është nga ndonjë vërshim tjetër, ndoshta edhe në ndonjë vend tjetër.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button