Ja ngjyrat që rekomandohen për këtë sezonë

Nëse jeni fanse të ngjyrave të ndryshme të smaltit apo kujdesjes për thonjtë, këto janë ngjyrat më në trend për këtë vit. Ngjyra optimiste të cilat kombinohen me çfarëdo lloj veshjeje dhe look-u që zgjidhni.

Mund të jeni dhe ju një nga ato vajza që e ndryshojnë manikyrin pothuajse çdo ditë. Siç ka thënë edhe Lauren Conrad, dizenjuese e modës, në librin e saj Lauren Conrad Style, manikyri është një nga aksesorët e papritur por të domosdoshëm.

Gjatë uljes së temperaturave këshillohet përdorimi i ngjyrave më të errëta dhe gjatë verës është më mirë që të përdorni çdo ngjyrë që ju duket më e përshtatshme, duke filluar nga ngjyra rozë në atë jeshile.

Provoni të përdorni vazhdimisht ngjyra që përshtaten me sezonin por edhe me humorin tuaj. Nuk kushton shumë dhe do e shikoni që do të sjellë ndryshim në pamjen tuaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button