E pabesueshme! Binjakë me baballarë të ndryshëm!

Një çift vietnamezë kohët e fundit dërgoi binjakët e tyre 2-vjeçarë për testimin e ADN-së dhe zbuloi se ndërsa ata kanë të njëjtën nënë, tronditëse është se kanë baballarë të ndryshëm.

Çifti, emrat e të cilëve nuk janë publikuar, janë nën presion nga anëtarët e familjes së zgjeruar, të cilët vënë re se fëmijët nuk duken njësoj, tha për CNN, Le Dinh Luong, president i Shoqatës Gjenetike të Vietnamit.

Sipas mediave, një fëmijë ka flokë të trashë dhe me onde, ndërsa tjetri ka flokë të hollë dhe të drejtë.

Ndërsa ky është raportuar si rasti i parë i binjakëve me dy baballarë në Vietnam, një grua në New Jersey zbuloi të njëjtën gjë, në maj 2015.

Ndërsa kjo gjë është e rrallë, Dr. Keith Eddleman, drejtor i obstetrikës në Spitalin e Nju-Jork-ut tha për CNN se mund të jetë e mundur: “Veza tek një grua ka një jetëgjatësi prej 12 deri në 48 orë dhe një spermë mund të mbijetojë në trupin e saj 7 deri në 10 ditë. Kjo bën të mundur që dy vezë të fekondohen nga sperma të dy burrave të ndryshëm gjatë së njëjtës periudhë ovulacioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button