Gafurr Dugolli mbetet në paraburgim

Gjykata themelore “Shkupi 1” pritet më së voni deri sonte të publikojë vendimin mbi arsyet e arrestimit të shefit të Protokollit në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Gafurr Dugolli, si dhe të merret një vendim për lirimin e ti, apo për fillimin e procedurës së ekstradimit në Serbi, në shtetin nga i cili edhe është lëshuar flet-arresti. Nga momenti i shqiptimit të masës së paraburgimit, duhet të kalojnë 48 orë për të vendosur rreth hapave të mëtutjeshëm juridik, njofton Alsat-M.  Ai u arrestua mbrëmjen e së premtës pasi ka ardhur në Maqedoni për të marrë vizën për udhëtim në Shtetet e Bashkuara.
Alsat ka kontaktuar vëllain e të arrestuarit, Bujar Dugolli. Këtë veprim të autoriteteve maqedonase ai e ka konsideruar si të padrejtë, duke thënë se ekziston marrëveshje dypalëshe mes dy shteteve dhe nuk ka aësye që të zbatohet një urdhër-arrest i Serbisë, nga Maqedonia.

“Ne padyshim presim që autoritetet maqedonase një këmbë e më parë të ta lirojnë vëllaun tonë, për faktin që ai si pjesëtar i UCK-së ka bërë një luftë të drejtë për vendin e vet, për popullin e vet, dhe në këtë cështje shteti i Maqedonisë duhet të respektojë qytetarët e Kosovës sepse ka marrëdhënie bilaterale dhe ka njohje reciproke. Dhe të mos provokojë situata dhe të heqë dorë nga zbatimi i flet-arresteve të Serbisë për qytetarët e Kosovës”, tha Bujar Dugolli, vëllai i Gafurr Dugollit.

Ndërkaq, edhe pse i thirrur minstri i Drejtësisë Adnan Jashari ende nuk është prononcuar për këtë rast.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button