Presidenti Ivanov për vizitë zyrtare në Egjipt

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, do të vizitojë Egjiptin, ku pritet që të takohet me homologun e tij egjiptas, Abdel Fattah el-Sisi, si edhe me kryetarin e parlamentit egjiptas, Ali Abdel-Al.

Gjatë kësaj vizite në Egjipt, kryetari Ivanov do të merr pjesë në një forum biznesi, ku do të prezantohen mundësitë investuese në Maqedoni, si edhe përforcimi i bashkëpunimit ekonomik me Egjiptin.

Gjithashtu, kryetari Ivanov do ta vizitojë edhe bibliotekën e njohur të Aleksandrisë. Ai do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, si edhe nga ministri pa dikaster, i angazhuar për tërheqjen e investimeve, Bill Palevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button