OKB rezolutë për ndëshkimin e abuzimeve nga paqeruajtësit

Fëmijë që u lidhën në pemë dhe u copëtuan dhe gra që u përdhunuan në grup- fakte tronditëse nga Sudani.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara po mbështet thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm për të kthyer mbrapsht në vendet e tyre, paqeruajtësit që abuzojnë seksualisht ose shfrytëzojnë njerëzit që duhet t’i mbrojnë.

Këshilli miratoi një projekt-rezolutë të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara për këtë çështje të premten, sipas së cilës, siç u shpreh ambasadorja amerikane në OKB Samantha Power, paqeruajtësit e shpallur fajtorë për abuzime seksuale nuk meritojnë të shërbejnë në misione paqeje.

Sekretari i PërgjithshëmBan Ki-moon paralajmëroi se akuzat dëmtojnë besueshmërinë e operacioneve të paqes dhe Kombeve të Bashkuara në Përgjithësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button