Reagimet nuk ndalen, kryesia e RDK sërish me letër të hapur për ngjarjet e fundit në RDK

Pas reagimit të kryetarit të RDK-së, Vesel Memeti, kryesia e ngushtë e RDK-së, tani në numër më të vogël, sërish kanë dërguar një letër të hapur me anë të së cilës pretendojnë të tregojnë sipas tyre “të vërtetën” e zhvillimeve të fundit në partinë Rilindja Demokratike Kombëtare.

LEXO: Përsëri flet Memedi për ngjarjet e fundit në RDK, ja çfarë thotë
LEXO: Ja se çfarë thotë Sela për përçarjet në RDK
LEXO: Këshillë vëllazërore organizatorëve të puçit dhe anëtarsisë së gjërë dhe simpatizantëve të RDK-së
LEXO: Kryesia e ngushtë e RDK me letër të hapur sqaron iniciativën për shkarkimin e Vesel Memedit
LEXO: Ja se çfarë thotë Memedi për iniciativën e shkarkimit të tij
LEXO: Rufi Osmani: Ja e vërteta përbrenda RDK-së, jam jashtë konfrontimeve të brendshme
LEXO: Lëvizja BESA flet për zhvillimet e fundit në RDK

LETRA E PLOTË

CILI SHËRBIM I ASISTON VESEL MEMEDIT?

Për hir të qartësimit të opinionit publik sqarojmë se:

  1. Në vazhdimësi, në mbledhjet e Kryesisë qendrore, anëtarëve të saj ju ka rënë në sy se Vesel Memedi kur ka folur për situatën në vend dhe zhvillimet në subjektet tjera politike është thirrur në informacione të marra nga persona të shërbimeve sekrete. Keqpërdorimi i sotëm i bisedave private, duke i ndryshuar dhe plotësuar ato sipas qëllimeve të tij, vulos dyshimet e deritanishme se Vesel Memedi është bashkëpunëtor i këtyre shërbimeve, lojën e të cilave është i detyruar ta luajë, për shkak të kapjes personale.
  2. Jo vetëm ndërhyrja në privatësinë e personave, por edhe shpërndarja dhe manipulimi i të dhënave private që kanë të bëjnë me privatësinë e personit përbëjnë vepër penale, për të cilën Vesel Memedi do të përgjigjet në gjyq.
  3. Bisedat mes shokësh dhe të njohurisht janë biseda private ashtu siç janë edhe bisedat dhe aktivitetet për organizimin e Kuvendit qendror. Iniciativa për shkarkimin e Vesel Memedit është inciativë e ligjshme konform statutit të RDK-së dhe ashtu do të jetë deri në fund. Puç është marrja e pushtetit me thirrje për dhunë dhe mjerimi në të cilin gjendet Vesel Memedi.
  4. Nëse dikujt i është falsifikuar nënshkrimi atherë duhet të dalë vet ai person ta deklarojë këtë. Cili person ka deklaruar deri tani se i është falsifikuar nënshkrimi? – Askush! … ka manipuluar vetëm gënjeshtari Vesel Memedi.
  5. Në të gjitha versionet e Kuvendarëve të Kuvendit të RDK-së, manipulatori Vesel Memedi nuk ka kurrfarë mbështetje dhe mbledhja e nënshkrimit të Kuvendarëve është bërë në përputhje me listën e regjistruar në Gjykatën kompetente, në përputhje me rekomandimet e personave kompetent që merren me këto çështje.
  6. Ne i bëjmë thirrje opinonit publik dhe aktivistëve të RDK-së të gjejnë përgjigjen në dy pyetjet e mëposhtme:
  • Si mund të ketë qasje një person i vetëm në bisedat dhe aktivitetet private të njerëzve dhe të keqpërdor duke manipuluar biseda private të tyre, pa patur asistencën e shërbimeve të pushtetit?
  • Kujt, tjetër pos pushtetit, i shkon për shtati tentativa e Vesel Memedit për të dobësuar opozitën shqiptare?
  1. Për drejtimin e RDK-së nesër do të vendosin kuvendarët e Kuvendit qendror dhe vendimet e kuvendit do të regjistrohen në gjykatë. Koha do të tregojë se Aleanca për shqiptarët do të forcohet, duke shpresuar edhe në arritje e koalicionimit trepalësh, dhe koha do të vërtetojë se gënjeshtra kryesore e personit të kapur nga pushteti Vesel Memedi se RDK-ja do të shkrihet tek Besa nuk do të ndodhë.
  2. Ne shpresojmë se nesër kjo do ju hap sytë edhe atyre pak personave të manipuluar të këtij personi të kapur, të cilët mund t’i hapin sytë vet që sot nëse gjejnë përgjigje në pyetjen se cila kuzhinë e cilit shërbim i asiston këtij manipulatori të kapur në lojrat e tij të ndyra përçarëse?

                                           Fadil Zendeli, Nënkryetar i RDK-së,
                                           Binas Pajaziti, Nënkryetar i RDK-së,
                                           Zenun Ismaili, Sekretar i përgjithshëm i RDK-së,
                                           Artan Dika, Anëtar i Kryesisë Qendrore të RDK-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button