“Qytetarët e pakënaqur” marrin përgjegjësi për sulmin ndaj Presidencës kosovare

Një grup i vetëquajtur “Qytetarët e pakënaqur” e kanë marrë përgjegjësinë për hedhjen e koktejt të molotovit në objektin e Kuvendi të Kosovës, aty ku është e vendosur edhe Presidenca.

Në email-in zyrtar të Klan Kosovës ka ardhur një mesazh nga adresa [email protected], në të cilën thuhet se ky grup merr përgjegjësinë për këtë akt.

Letra është e shkruar me një gjuhë shumë të varfër dhe me shumë gabime drejtshkrimore.

“Pas shumë aksioneve tona, mbrëmë kemi djegur edhe Kuvendin”, thuhet në këtë pranim të veprës.

Letra është e drejtuar kryesisht kundër kryeministri të Kosovës, Isa Mustafa.

Kjo është letra origjinale e dërguar në redaksinë e Klan Kosovës.

klan

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button