Rruga Prishtinë-Shkup mbetet e bllokuar

Rruga Prishtinë-Hani i Elezit, te Gryka e Kaçanikut edhe sot mbetet e bllokuar. Kjo për shkak se reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut, duke imponuar mbylljen e tërësishme të kësaj rrugë.

Bllokimin e rrugës e ka konfirmuar nënkryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Menduh Vlashi, i cili nëpërmjet telefonit ka thënë se patrulla e Policisë së Kosovës ka qenë në atë pjesë që nga ora 7:00, dhe rruga ende është e bllokuar.

“Problemi nuk qëndron se ajo rrugë nuk mund të hapet, por është për shkak se dheu bie vazhdimisht dhe rreziku është permanent”, ka thënë Vlashi.

Ministria e Infrastrukturës dje njoftoi se kompania përkatëse për mirëmbajtjen e rrugëve tashmë është vënë në veprim për ta liruar sa më parë pjesën që është bllokuar.

“Rruga është bllokuar në pjesën te muri mbrojtës, ku kohë më parë pati intervenuar KFOR-i. Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve është duke punuar dhe duke bërë përpjekje për ta liruar sa më parë pjesën e bllokuar të rrugës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

MI kërkon nga qytetarët që t ë kenë mirëkuptim deri në sanimin e gjendjes së shkaktuar, ndërsa për lirimin e rrugës thonë se do të njoftojnë me kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button