Fokus i zhvendosur

[Recension: Për LSDM-në, të gjitha adresat kontestuese tashmë janë votues-fantomë]

Njëri nga veprimet klasike të propagandës është zhvendosja e fokusit. Ambienti më i përshtatshëm për këtë veprim janë mediet. Ato munden që vëmendjen e pulikut ta kthejnë në drejtim tjetër, ta defokusojnë nga pika kryesore e problemit në drejtim të ndonjë gjëje tjetër. Diçka që u shkon për shtati atyre që porosisin veprime të këtilla në media.

Disa elemente të përmbajtjes mediatike që e recensojmë tregojnë se edhe në të vërejmë një veprim të tillë.

Në fakt, teza kryesore e këtij teksti është se opozita duhet ta dëshmojë realitetin e votuesve fantomë, që është zhvendosje klasike e fokusit. Numri masovik i votuesve fantomë që këto ditë doli në sipërfaqe, pasi u publikua aplikacioni për kontrollimin e listës zgjedhore, bëri me dije për ekzistimin e dukurisë e cila seriozisht e vë në sprovë procesin e pastrimit të listës zgjedhore.

Të jemi realë, to ishte e pakuptimtë që opozita ta lëshojë një mundësi të tillë – që politikisht t’i komentojë mijëra fantomët që ekzistojnë në listën zgjedhore. E tillë është lufta politike.

03102016-Dnevnik-FantomiLinku deri te artikulli origjinal: Për LSDM-në, të gjitha adresat kontestuese tashmë janë votues-fantomë

Data dhe koha e publikimit: 08.03.2016, 23:29

Data e recensionit: 10.03.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

PSE OPOZITA T’I DËSHMOJË “FANTOMËT”?

Ky tekst e dënon stilin e luftës politike të opozitës dhe kërkon prej saj që , duke e treguar si njëfarë virtyti të nevojshëm, të ofrojë dëshmi për mijëra fantomët që gjenden në listë.

Gazetarët mund të shkruajnë për stilin e luftës politike të ndonjë partie politike dhe për këtë të kërkojnë mendim nga njohësit e rrethanave, ekspertët. Mirëpo, nuk mund të akuzojnë për jokonsekuencë të një partie për shkak se nuk paska ofruar dëshmi, për shkak se ajo këtë është e thënë ta bëjë.

Në diskursin politik mjafton të përmenden paregullsitë, dhe më pas në skenë duhet të dalin institucionet.

Ky është fokusi drejt të cilit duhet të jetëi orientuar tregimi gazetaresk. Në rastin e kësaj përmbajtjeje mediatike, këtë nuk e kemi. Dëshmi për fantomët në listën zgjedhore duhet të ofrojë Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) në bashkëpunim me institucionet tjera. Më së shumti me MPB-në.

Lista e kryetarëve të deritanishëm të KSHZ-së aspak nuk është garanci se kontrollimi ka mundur të bëhet nëse institucionet tjera nuk kanë bashkëpunuar (më së shumti , MPB-ja).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button