Shqipëria merr në Francë 30 futbollistë kosovarë

Tridhjetë futbollistë apo ish-futbollistë kosovarë pritet të jenë në Francë, ku këtë verë do të zhvillohet kampionati Evropian, e ku për herë të parë do të marrë pjesë Shqipëria.

Nga këta 30 futbollistë, rreth gjysma pritet të jenë pjesë e ekipit kombëtar që do të luajë në “Franca 2016”, kurse pjesa tjetër, që ka luajtur qoftë edhe një ndeshje me fanellën kuqezi, do të jetë mysafire e Federatës Shqiptare të Futbollit, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt, shtëpia e futbollit shqiptar (FSHF), ka vendosur që të ftojë të gjithë reprezentuesit e Shqipërisë, pavarësisht moshës së tyre, të jenë pjesë e delegacionit në Francë. Siç thonë në FSHF, mjafton një minutë i luajtur për Kombëtaren dhe ftesa është gati.

Vendimi tashmë është marrë dhe FSHF-ja po harton listën. Thotë se mund të jenë 260 ish-futbollistë të Kombëtares që plotësojnë kushtet për të qenë në Francë. Është menduar si nderim për ta, për kontributin e dhënë ndër vite.

“Të gjithë lojtarët që kanë luajtur qoftë edhe një minutë gjatë gjithë historisë së kombëtares do të përfshihen në delegacion. Numri i tyre pritet të jetë rreth 260”, ka thënë të enjten për gazetën sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button