Këshillë vëllazërore organizatorëve të puçit dhe anëtarsisë së gjërë dhe simpatizantëve të RDK-së

Sëpari, ju drejtohem organizatorëve të puçit me disa këshilla të shkurtëra edhe pse pa dëshirën time, nuk kisha dashur me njerëzit me të cilët njihem dhe kemi kaluar një kohë të gjatë, pothuajse prej formimit të RDK-së, që në këtë mënyrë të komunikojmë para opinionit të gjërë. Mundësitë, rrugët për të komunikuar mes kryetarit dhe anëtarëve të kryesisë as unë dhe asnjë njeri normal nuk mund ti mbyll, dhe nuk i ka mbyllur. Prandaj, më vjen keq që ky lloj komunikimi më është imponuar, për hirë të opinionit të gjërë.

Të nderuar anëtarë të kryesisë, me aq sa i keni bërë nder vetes që keni organizuar një puç ndaj meje për të më ekzekutuar moralisht para opinionit të gjërë, pa mos ofruar as argumentin më të vogël për një veprim të tillë. Ua bëj me dije se isha në pritje, dhe ende po pres nga ju që të kërkoni falje ndaj meje për veprimin tuaj të pamatur dhe qesharak, që nuk ka ndodhur as në një organizatë apo shoqatë e cila ka rreth vetes vetëm dhjetëra anëtarë, e lëre më një veprim i tillë të organizohet në mënyrë aq tinzare kundër një kryetari të një subjekti me peshë politike, për të cilin secili nga ju ka votuar, e ka respektuar dhe me vullnetin e vet, me lutje më detyruat që të pranoj të udhëheqi me këtë subjekt në momentet kur ishte para shuarjes së aktiviteteve të saja, edhe pse shumicës prej jush ju kam lutur që të pranoni të udhëheqni me këtë subjekt.

Në letrën tuaj para opinionit jeni munduar të arsyetoni mospajtimin e antërave të kryesisë me mënyrën e udhëheqjes time të këtij subjekti të cilat më tepër i përngjajnë një ankese fëmijësh pse nuk ma bërë qejfin mua, apo pse nuk veprove sipas dëshirës tonë. E vërteta është se nëmes meje dhe anëtarëve të kryesisë nuk ka patur dhe nuk ka kurfar mosmarrëveshje, por ekziston një mospajtim apo moszbatim të një urdhëri të ish-kryetarit Rufi Osmanit, se Vesel Memedi ose do të pajtohet të bashkëpunon dhe ta shkrinë anëtarsinë e RDK-së në Lëvizjen Besa, ose mbrenda natës do të shkarkohet. Dhe me sa duket, ju jeni të përcaktuar që amanetit të ish-kryetarit ti shkoni deri në fund.
Akuza kryesore në këtë letër se unë nuk e paskam luftuar aq sa duhet subjektin më të madh politik shqiptarë në Maqedoni BDI-në janë shumë qesharake, sepse këtë e dëshmon më së miri vet anëtarsia e RDK-së dhe ajo e BDI-së, me luftën time shumë të argumentuar që kam zhvilluar me kreun e BDI-së në Gostivar, Nevzat Bejta, me të cilin gati se të gjith ju ditën e sulmonit, ndërsa natën i kërkonit falje duke thënë se ne skemi asgjë kundër teje, por Vesel Memedi është armik i përbetuar i BDI-së.

Për sa u përket akuzave për kapjen time nga BDI-ja, ua bëj me dije anëtarsisë më të gjërë se unë Vesel Memedi nuk posedoj kurfar biznesi dhe nuk jamë i akuzuar për kurfar krimi material apo moral që të ma kishte zënë dera bishtin dhe të mos mundem ti kundërvihem subjektit politik në Maqedoni, BDI-së. Këtë e kamë dëshmuar shumë qartë deri më tani, dhe këtë e ka të njohur e gjith anëtarsia e RDK-së. Ju drejtohem direkt juve puçistëve që për akuzat ndaj meje se kam vepruar në mënyrë antiligjore ti drejtoheni institucionit në fjalë ku kam punuar për të marr përgjigjen e duhur, por pse jo ti drejtoheni edhe institucioneve tjerra shtetërore. Kam qenë dhe jam i gatshëm për ballafaqim të argumenteve me cilin do subjekt politik shqiptar për hirë të zbardhjes së vërtetës, por do të mbetem larg nga shpifjet, rrenat, dhe akuzat e pabaza për të cilat dëshiron dikushi të më bëj vegël për një përdorim. Por, është mirë që të ruhemi nga akuzat e pandershme dhe personale sepse gjithçka ka kufijt e vet. Nëse futenii në këtë lojë të ndyrë nuk e di sesa do të mbeteni të pastërt pikërisht ju të cilët keni tentuar të bëni degradimin e personaliteti tim, sepse vetëm gjatë kohës që jam kryetar i këtij subjekti tek unë kanë arritur informacione nga anëtarsia e gjërë shumë të papëlqyeshme për disa nga anëtarët e kryesisë.

Amaneti i Rufi Osmanit që me çdo kusht të shkrihemi në Lëvizjen Besa nuk ka qëllimin e përforcimit të opozitës shqiptare, por bashkëpunimin e ngushtë me ata me të cilët duhet bashkëpunuar për të mbuluar me çdo kusht të kaluarën e përbashkët.

Ftoj anëtarët e kryesisë të cilët janë futur në një rrugë të pakthim të mos thellohen edhe më tepër atje nga nuk dilet, pa pasoja për anëtarsinë e gjërë të RDK-së dhe për subjektin e respektuar të RDK-së. Individët, sado që të jenë me peshë vijn e shkojnë, por ky subjekt duhet të mbetet unik sepse është një shpresë dhe një zë i arsyes për shumë shqiptarë të demoralizuar nga politikbërrja e deritanishme të subjekteve më të mëdha politike BDI-PDSH.

Kryetarët e degëve të cilët janë nënshkruar dhe kanë drejtuar sytë kah unë për shkarkimin tim nga posti i kryetarit është mirë që secili prej tyre të drejtojë sytë nga vet anëtarsia në degët e tyre sepse aty do të shohin pasqyrën dhe peshën e tyre reale mbrenda subjektit të RDK-së. Jam i sigurtë se anëtarsinë të cilën ju e përfaqësoni nëpër degë nuk pajtohet as për së afërmi me qëndrimet e juaja puçiste, por kanë respekt të dëshmuar ndaj kryetarit aktual të RDK-së dhe shprehin revoltë të hapur kundër qëndrimeve tuaja në emrin e anëtarsisë së gjërë.

Thirreni shumë se unë kam mbetur i vetmuar, por ju bëj me dije se unë gjithmonë kam qenë i vetmuar dhe i mbështetur në veprimtarinë time të pastërt kombëtare dhe fetare. Asnjëherë nuk kam kërkuar dhe nuk kërkoj të kem përkrahje në veprimet kur unë nuk jamë në të drejtë. Një përkrahje të tillë kanë nevojë ata që zhvillojnë aktivitete të natës dhe që kontaktojnë sa më shumë njerëz për ti bindur kundër meje. Kjo përkrahje ju nevojitet pikërisht atyre të cilët kanë shumë gjunahe ndaj anëtarsisë së gjërë dhe pak vepra meritore, apo asgjë.

Në konkluzion të gjith kësaj, ju drejtohem në mënyrë vëllazërore dhe ju zgjati dorën për dalje nga ky kurth ku e keni futur veten. Kërkoni një falje publike ndaj meje dhe vazhdoni komunikimin vëllazërorë në atë mënyrë si që kemi vepruar me vite të tëra si aktivist besnik të këtij subjekti, sepse nuk është mirë që me mua të komunikoni si me një armik të përbetuar, sepse nuk mund tju kuptoj si u shndërrova nga një i respektuar i juaji që më votuat në krye të këtij subjekti, mbrenda natës në një armik të përbetuar, por e gjitha në fatkeqësinë tuaj personale. Nuk ju ka hije të vazhdoni të thelloni edhe më tepër këtë grindje fëmijësh.

I drejtohem anëtarsisë së gjërë dhe simpatizantëve të RDK-së me një këshillë vëllazërore që të mos ndërmarrin asnjë iniciativë të dhunshme kundër këtyre puçistëve në emrin tim, sepse pikërisht ky është qëllimi i këtyre njerëzve të thellojnë armiqësinë mbrenda RDK-së, dhe ashtu të revoltuar të shpërndahen duke kërkuar strehim në ndonjë subjekt tjetër politik, dhe në këtë mënyrë ti vëjnë fund ekzistimit të RDK-së.

I lutem anëtarsisë së gjërë që këta njerëz të cilët nuk janë të interesuar për konsolidimin e radhëve mbrenda RDK-së dhe për forcimin e Aleancës për shqiptarët ti lejnë rehat, që amanetin e ish-kryetarit Rufi Osmanit ta çojnë deri në fund me mënyrat dhe format puçiste që i kanë zgjedhur vet. Unë personalisht nuk do të marr pjesë në asnjë takim apo mbledhje të caktuar dhe të organizuar nga këta puçist pa pëlqimin tim të cilët kanë patur mundësi sa herë që duan në bashkëpunim me mua të organizojnë takime, mbledhje, për të biseduar dhe për të shtruar probleme edhe më të thella sesa bashkëpunimi me Lëvizjen Besa.

LEXO: Ja se çfarë thotë Sela për përçarjet në RDK
LEXO: Kryesia e ngushtë e RDK me letër të hapur sqaron iniciativën për shkarkimin e Vesel Memedit

LEXO: Ja se çfarë thotë Memedi për iniciativën e shkarkimit të tij
LEXO: Rufi Osmani: Ja e vërteta përbrenda RDK-së, jam jashtë konfrontimeve të brendshme
LEXO: Lëvizja BESA flet për zhvillimet e fundit në RDK

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button