Dimitrievski: Ngjarjet e Kumanovës e traumatizuan Maqedoninë

Ajo që ndodhi në Kumanovë, në maj të vitit të kaluar, ishte një turp i madh dhe me pasoja të rënda për vendin, veçanërisht nga aspekti i sigurisë, deklaroi sonte në emisionin “10 Minuta” Maksim Dimitrievski, kryetar i Këshillit të Komunës së Kumanovës. Ai konsideron se pushteti aktual lejoi që një grup i madh militantësh, të kryejë, siç tha ai, një akt klasik terrorist.

“Për fat të keq u lejua që njësiti special i policisë në atë moment të shërbejë si mish për top. Unë nuk di se si dikush nga elita politike e atëhershme do të ndjehet për të gjithë, si dhe për personat e ndjerë Ljubishën, Isamedinin, Nenadin dhe të tjerët, gjithsej tetë policë të njësisë speciale dhe për 37 policët e lënduar”, u shpreh Maksim Dimitrievski, Kryetar i Këshillit të Komunës së Kumanovës.

Për Dimitrievskin, është e rëndësishme të dihet se a ka pasur dikush informata për incizimet që para pak kohe dolën në publik, ku dëshmohet sulmi i pretenduar ndaj stacionit policor në Goshince.

“Është fakt se ka informata, dëshmi dhe pohime të individëve, se grupi është zbuluar nga strukturat tona zbuluese dhe rregullisht i kanë informuar të gjithë njerëzit relevantë dhe përgjegjës në ministrinë e brendshme”, shtoi Dimitrievski.

Dimitrievski vlerësoi se situata e sigurisë në vend ndodhet në shkallë shumë të ulët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button