Propaganda dhe komenti vendosen në rubrika të ndryshme nga lajmi

[Recension: Burrneshat e BDI-së në vijën e parë të protestave]

Derisa një artikull botohet i panënshkruar dhe njëkohësisht nuk është lajm, por thjeshtë propagandë dhe koment, lexuesi nuk informohet për asgjë të re dhe relevante për të! Tekstin që po recensojmë, jo autorin, lexuesi është dashur ta gjejë në rubrikën e komenteve, opinioneve apo ndoshta edhe në porosi komerciale politike. Në këtë formë, nuk guxon t’i ofrohet lexuesit, pasi i njëjti nuk i ka elementet që duhet t’i ketë lajmi.

Gazetari nuk guxon të bëjë krahasime, e aq më tepër të përdorë kategorizime dhe stereotipa siç ka përdorur në titull por edhe në tekst.

Kishin ndërprerë punimet e seancës së fundit të kuvendit për t’iu bashkangjitur protestuesve që kundërshtojnë vendosjen e kryqit në komunën e Butelit. Pa ju trembur syri fare, dy burrneshat e BDI-së Kaltrina Azizi dhe Ermira Mehmeti krah për krahu ishin duket se të vetmet femra të cilat ishin vënë në vijën e parë të protestave për të kundërshtuar vendosjen e kryqit si dhe moskeqpërdorimin e simboleve fetare për qëllime politike.

Burrneshat e BDI së screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Burrneshat e BDI-së në vijën e parë të protestave
Data dhe koha e publikimit: 03.03.2016
Data e recensionit: 04.03.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Cili është qëllimi i kalimit nga propaganda në kritikë jokonstruktive dhe tendencioze ndaj opozitarëve, përderisa teksti na “informon” për burrëresha? Përveç gjeneralizimeve dhe ironizimit, nuk ka asgjë që mbështet vlerësimet e autorit. E ai nuk duhet harrojë se lexuesi mund të jetë edhe me bindje opozitare. Pas këtyre cilësimeve, autori është i obliguar të pyesë veten, nëse qëllimi i tij ka qenë të informojë për pjesëmarrjen e ‘burrëreshave’ në protestë, apo promovimin e tyre si “bajraktare” të protestës por edhe me gjërë.

E derisa ‘liderët’ opozitat qëndronin nëpër shtëpi dhe bënin muhabete kafeneshë, ishin pikërisht këto dy femra sy patrembura të cilat akoma qëndrojnë në kampin e vendosur tek vendi ku duhej të vendoset kryqi në komunën e Butelit. Njëherit, Mehmeti dhe Azizi janë dy nga deputetet më të zëshme në parlamentin e Maqedonisë të cilat pa asnjë pikë frike shpalosin problemet që tangojnë qytetarët shqiptarë.

Se vetëm dy femra kanë marrë pjesë në protestë, lexuesi këtë e kupton përmes fotografive, autori i të cilave po ashtu nuk është i nënshkruar.

Nëse qëllimi i artikullit ka qenë informimi i lexuesit në drejtim të pjesëmarrjes së vetëm dy femrave në protestë, këtë autori ka mundur ta bëjë duke shpjeguar arsyet se përse BDI proteston, ndoshta edhe duke bërë vështrim kritik (për të qenë më objektiv) ndaj pjesëmarrjes së vetëm dy femrave (funksionare) në protestë. Kjo përveç që do të kishte një dozë sensibilizimi nga aspekti i te drejtave dhe barazisë gjinore, do të ishte e kapshme për lexuesin edhe në aspektin profesional.

Teksti është bërë që mes rreshtave të bëjë kategorizime hiperbolizuese, por autorit si duket i ka rrëshqitur elementi bazë i gazetarisë profesionale, se lajmin duhet ta lexojë publiku, e jo ata të cilët përmenden në tekst.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button