Koço Kokëdhima kërcënon Berisha, opozita qesh, nervozohet Taulant Balla

Në fjalën e tij deputeti Koço Kokëdhima premton se në zgjedhjet e reja, në qarkun ku drejton ai nuk do të marrë asnjë njësi vendore, dhe do ta katandisi vetëm me një deputet. Ka përmendur se që kur është marrë me politikë, ai ka qenë i kërcënuar, por në të vërtetë ka qenë tmerri i Saliut.

Kokëdhima ka vazhduar me akuzat e tij për ish-kryeministrin Sali Berisha, si vjedhës, grabitës, etj. Ndërkohë nga krahu i djathtë çuditërisht nuk janë shfaqur shenja frike, por ka shkaktuar të qeshura. Kjo ka nervozuar deputetin e Librazhdit, Taulant Balla.

Në sfidë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pritet të japë vendimin mbi mandatin e tij, Kokëdhima ka rideklaruar se do të jetë deputet. Ka theksuar se rasti i tij, i ngjashëm me atë të Ilir Beqajt në legjislaturën e shkuar, kur Beqës ju hoq mandati, ka ardhur për shkak të presioneve të Berishës.

Gjë e cila nuk do të ndodhë këtë radhë. Megjithatë, Kokëdhima e ka shpenzuar kohen e tij, edhe për të shpjeguar se nuk është fajtor. Vlen të theksohet se fjalimi i tij është një ripërsëritje për të disatën herë i të njëjtave kërcënime dhe shfajësime, transmeton Syri.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button