Kush provokon, Todor Petrovi apo titulli i tekstit?

[Recension: “Todor Petrovit nuk i ka bërë mirë dajaku, përsëri provokon: Shqiptarët nuk janë as 13%!”]

Së fundmi, vendi përsëri është përballë sfidave të një shoqërie të brishtë multietnike, kurse nga media, si një faktor elementar për krijimin e opinionit, përveç informimit, kërkohet të ngrejë më shumë në fuqi funksionin e dytë të saj, edukimin. Analiza e këtij teksti konsiston në disa elemente, kryesisht në titullin e tij tendencioz, mungesë të strukturës së tekstit dhe paqartësinë e informacionit që përcillet.

Tv Koha - Todor Petrovit nuk i ka bere mire dajaku, perseri provokon - shqiptaret nuk jane as 13Linku deri te artikulli origjinal: “Todor Petrovit nuk i ka bërë mirë dajaku, përsëri provokon: Shqiptarët nuk janë as 13%!”

Data dhe koha e publikimit: 29.02.2016

Data e recensionit: 01.03.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Në tekstin pa autor gjithçka është shumë e paqartë. Nëse lexuesi futet me idenë për të lexuar një lajm, aty nuk e gjen atë. Vetëm titulli njofton që në tekst ndodhet diçka e thënë nga Todor Petrov, por kur futesh në tekst, e sheh se kjo diçka, përkatësisht deklarata e cituar, është komplet teksti.

Nuk bëhet e qartë se nga është marrë fjalimi i Petrovit; nëse është deklaratë, kur, ku dhe me ç’rast është bërë ajo. Lexuesit as nuk i sqarohet se kush është Todor Petrov dhe pse qenka i rëndësishëm mendimi i tij për përbërjen parlamentare.

Qëllimi i autorit, si duket, ka qenë të vendosë fokusin në diçka tjetër, në atë që e thotë në titull. Autori e quan provokim vlerësimin e Petrovit për përqindjen e shqiptarëve në vend dhe duke komentuar këtë pohim, përdor shprehjen “Todor Petrovit nuk i ka bërë mirë dajaku, përsëri provokon…”, gjë që mund të interpretohet si nxitje indirekte e dhunës ndaj këtij personi.

  • Kodi etik dhe pofesional i gazetarëve u imponon përgjegjësi të veçantë për fjalën e thënë publike. Qëndrimet e tyre janë faktor të rëndësishëm në formësimin e mendimit publik për shkak se gjuha e urretjes është e padenjë për etikën e gazetarit.
  • Gjuha e gazetarit gjithëherë duhet të jetë e matur dhe neutrale, përkundër atij që ofron konkluzione të gatshme dhe gjykime dhe është, ose kufizohet me gjuhën e urrejtjes. – shkruan Kodi.

Ka mundësi që emri i Todor Petrovit për shumicën e lexuesve të mos thotë asgjë, kështu që sfondi në lajm është gjithmonë një praktikë e mirë. Është e nevojshme lexuesit të kujtohen për aktivitetet e fundit të Petrovit, financimin e vendosjes së një kryqi në Shkup, pas të cilit pësoi edhe dhunë e ushtruar ndaj tij, rast ky që është në hetim e sipër nga policia për identifikimin e autorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button