Velesi i solli fat Shkëndijës, e fitoi Mlladostin

Shkëndija e Tetovës ka marrë tri pikë të merituara në duelin me Mlladost CD, edhe pse skuadrës tetovare i janë dashur më shumë se 90 minuta për ta fituar ekipin nga Prespa, përfshi  këtu edhe 65 nga ndeshja e parë që u anulua shkaku i reshjeve të mëdha të shiut.

Në këtë ndeshje Shkëndija tregoi lojë shumë më të mirë se ajo dy ditë më parë në Çair, ku u munduar shumë kundër një skuadre modeste siç është kjo e Mlladost.

Dy gola në dy pjesë i mjaftuan skuadrës kuqezi të mbajë hapin me Vardarin, skuadër që vazhdon të ruajë epërsisë prej pesë pikëve diferëncë.

Golin e parë e ka shënuar Besart Ibraimi nga gjuajtja e lirë, që ishte një perlë e vërtet e tija, ndërsa në pjesën e dytë shënoi braziliani Stenio Zhunior.

Shkëndija kishte mundësi që së paku të shënojë edhe tre gola, por sulmuesit e saj e tepronin para portës kundërshtare dhe rastet mbetën vetëm në regjistrin e mundësive.

Të dielën luhet java e 22-të, kur Shkëndija do të jetë mysafire ekipit të fundit në tabelë, Metalurgut. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button