Horoskopi dhe ribashkimi. Me cilat shenja ja vlen të provosh sërish?

Nuk ke pse torturohesh më. Lexo shenjën e tij dhe kupto nëse ja vlen të këmbëngulësh për ribashkim apo jo.

Dashi: Mos u dëshpëro menjëherë. Ver në lojë anën tënde sexy dhe tundoje atë duke i treguar se po këmbëngul ngaqë do në jetën tënde një burrë më rr të fortë dhe është pikërisht ai.

Demi: Që ta sjellësh mbrapa duhet të rifitosh besimin në vetvete. E vetmja gjë që do të lodhë është se do të të duhet t’i gatuash, t’i rrish nga mbrapa për çdo gjë, deri sa ai të bindet se vërtet e do.

Binjakët: Binjakut duhet t’i lesh hapësirë kohore. Gjatë kësaj kohe mundohu t’i japësh përshtypjen se larg tij po kalon më mirë se kurrë. Goditja më e madhe do të jetë kur të marrë vesh se ti po përgatit diçka vetëm për vete (udhëtim). Atëhere do të shikosh si do të vijë vetë i pari.

Gaforrja: Duhet të jesh shumë e fortë për t’u rikthyerë me një gaforre. Do të të mundojë shumë edhe në fund nuk do jesh e sigurt nëse vërtet ia ka vlejtur mundimi. Gjithsesi mënyra e vetme është t’i sillesh urtë e butë. Gjithashtu mos harro t’i sillesh dhe si një “mama” e dytë. Këtë mund ta vlerësojë pak më shumë. Paç fat!

Luani: Do të jetë mirë të shfaqësh ndjenjat e tua të vërteta para tij. Edhe nëse ke qenë ti arsyeja e ndarjes, pranoje. Në asnjë mënyrë mos akuzo atë për gjërat që ndodhin, sepse s’ke për ta parë më kurrë.

Virgjëresha: Shfaqu para tij e mërzitur, e penduar dhe e gatshme për të bërë gjithçka që është e nevojshme. Kujtoji momentet kur ishit të lumtur dhe në harmoni.

Peshorja: Si fillim bën mirë të zbulosh arsyet dhe të mendosh me veten përse dëshiron ribashkim. Shfaqu para tij gjithmonë e bukur dhe e mbajtur sepse një peshore edhe pse nuk e tregon, e ve shumë re pamjen e jashtme të një femre.

Akrepi: Akrepi ka mungesë sigurie. Kjo është pikërisht ajo që ti duhet t’i ofrosh. Përveç kësaj edhe një pamje e jotja më e kuruar do e magjepste dhe do e bënte të rimendonte vendimin e tij. Bëje të ndihet i veçantë dhe i domosdoshëm në jetën tënde.

Shigjetari: Ditët e para lere të qetë. Mundësisht shkëput çdo komunikim me të. Kjo pikërisht do të jetë ajo që do e bëjë të kthehet dhe të të kërkojë falje. Mos e prano me të parën, sepse ata vdesin të duken pak meshkuj gjuetarë. Vetëm mos tepro me refuzimin…

Bricjapi: Mundohu të mbash marrëdhënie shoqërore me të dhe shoqërinëe tij pa u bërë e besdisshme. Nëse ishe ti fajtorja për ndarjen nuk ke shumë shanse ribashkimi. Më mirë kërko për partner tjetër.

Ujori: Ujori bën ecejake në një lidhje si bleta që kërkon ushqim. Kështu që bën mirë mos t’i ushtrosh presion, edhe kur jeni të lidhur. Jepi mundësinë të mendojë se është i lirë dhe se ti nuk je aspak xheloze nga veprimet e tij. Si fillim bëhu shoqja e tij dhe kur të vijë moment i aktit erotik thuaji: “Ne jemi vetëm shokë”. Atje është momenti që do çmendet fare dhe do kërkojë vetë të rikthehet.

Peshqit: Është shumë e thjeshtë të ribashkohesh me një peshk, mjafton mos i kesh lënduar jashtë mase zemrën e tij të butë. Mirësjellja dhe durimi do jenë armët që do të sigurojnë lidhjen e shumëdashur. Mundohu ta fitosh përsëri si në fillim, duke i kërkuar falje për çdo hap të gabuar. Bëji surpriza të njëpasnjëshme, hapi zemrën tënde, përqafoje. Ofroji dashuri pa kushte.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button