Gjërat që nuk duhet ti ndani me askënd

Ju duhet të kujdeseni për shëndetin e përgjithshëm dhe higjienën personale. Ja cilat janë gjërat që nuk duhet t’i ndani kurrë me të tjerët sepse mund të merrni mikrobe e viruse që do t’ju kushtojnë shumë në aspektin shëndetësor:

Sapuni: Është një produkt që ndihmon në eliminimin e baktereve, por pas përdorimit të tij disa nga bakteret mund të mbeten aty dhe mund të transferohen tek personi tjetër.

Furça e dhëmbëve: nuk duhet ndarë kurrsesi me dikë tjetër sepse është burim i pashmangshëm bakteresh e virusesh.

Krëhëri, kapelet etj: Janë burim që mund të transmetojnë morrat.

Makijazhi: Buzëkuqi mund të jetë një produkt që mund t’ju ngjisë herpesin. Ndërsa lapsi i syve apo rimeli mund të transmetojë infeksionet e syve.

Brisqet: Janë gjithashtu një produkt që nuk duhet ndarë asnjëherë me të tjerët, sepse mund të shpërndajnë viruse.

Vëthët: Janë një tjetër produkt që nuk duhen ndarë asnjëherë me të tjerët.

Kufjet: Mund të shpërndajnë tek të tjerët inflamacionet dhe infeksionet e veshit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button