Gjallërimi i çarshisë dhe zejtarët, projekt bashkëpunimi mes Çairit dhe Gjilanit

Zejnullah Asani, zejtar tradicional në Çarshinë e Vjetër në Shkup thotë se çdo zgjerim i tregut do të ndikojë edhe tek zejtarët. E kjo ka të bëjë me promovimin e sotëm të projektit për bashkëpunim midis komunave të Çairit dhe Gjilanit për mbështetjen dhe kultivimin e zanateve tradicionale. Një pjesë e këtij projekti i dedikohet gjallërimit të Çarshisë së Vjetër, njofton TV21.

Zejtari Asani thotë se puna e tyre nuk varet vetëm nga projektet për gjallërimin e Çarshisë së vjetër, por duhet përkrahje më e fuqishme për të krijuar edhe vend për punësim.

“Përpara ka pasur punë dhe kanë pasur nga tre punëtor por tash është shumë e vështirë, se mundesh ta nxjerrësh vetëm një rrogë a përpara janë mbajtur një shtëpi e plotë. Kohët e fundit me të vërtetë është dobët ka angazhime që të gjallërohet Çarshia por sa po gjallërohet prapë diçka politike po bëhet dhe vërehet te ne zbrazje dhe disi rrugët bllokohen”, u shpreh Zejnullah Asani, zejtar.

Kryetari i komunës së Çairit thotë se ky projekt do të ndikojë në kultivimin e zejtarisë, por edhe përkrahjen e zejtarëve.

Nënrkyetari i komunës së Gjilanit Naim Kadriu  tha se me këtë projekt bëhet shkëmbimi i ideve por edhe promovimit të punëve të zejtarëve të të dy komunave.

“Ne duam të marrim përvoja të zejtarëve të komunës së Çairit dhe ti aplikojmë në komunën e Gjilanit, edhe pse kemi pak zejtar”, tha Kadriu.

Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri theksoi se do të përkrahë çdo iniciativë nga zejtarët dhe plotësimin e kërkesave të tyre.

“Do të vazhdojmë me kërkesat e zejtarëve për propozim idetë ose iniciativat për ndryshimet e ligjeve të cilët do ta lehtësojnë punën  e zejtarëve në RM”, tha Bekim Neziri.

Projekti për bashkëpunim ndërkufitar është financuar nga BE përmes fondeve IPA, si dhe ministria e Ekonomisë për gjallërimin e Çarshisë së Vjetër. Projekti përfshin ndërrimin e 60 vitrinave, hapjen e dy info-qendrave turistike, 180 kamera sigurie, si dhe ndërrimin e instalimit elektrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button