Kina nuk do t’u lejojë çifteve të kenë fëmijë aq sa dëshirojnë

Kina nuk planifikon që t’u lejojë çifteve të kenë aq sa dëshirojnë fëmijë, pasi u lejoi që në vend të një fëmije, të kenë dy, njofton një zyrtar shëndetësor kinez, raporton Anadolu Agency (AA).

“Popullata kineze vitin e kaluar arriti në 1.375 miliardë banorë dhe është dashur të kihet parasysh një popullatë e tillë kur janë marrë vendimet”, tha drejtori i Komisionit kombëtar shëndetësor për planifikimin e familjes Li Bin.

Kina sivjet do t’u lejojë çifteve që të kenë dy fëmijë, ndonëse më herët politika e planifikimit të familjes kufizonte çiftet që jetojnë në qytet të kenë një fëmijë, ndërsa çiftet nëpër fshatra të mund të kenë dy fëmijë nëse fëmija i parë është vajzë.

“Nuk kemi plan konkret të pezullimit të politikave të planifikimit familjar”, deklaroi Li Bin në konferencën për gazetarë gjatë takimit të sivjemë të legjislacionit kinez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button